Prishtinë, dt.01.08.2025
Divizioni i Inspektimit në kuadër të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent ka zhvilluar gjatë kësaj jave një sërë inspektimesh të përqendruara në diskoteka dhe ambiente të tjera me frekuentim të lartë të qytetarëve nëpër regjionet kryesore të Kosovës. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është garantimi i respektimit të standardeve ligjore dhe të sigurisë, si dhe përmirësimi i kushteve të sigurisë për qytetarët që vizitojnë këto vende.
Inspektimet janë fokusuar kryesisht në qytetet dhe rajonet me numër më të madh të vizitorëve, duke përfshirë Prishtinën, Suharekën, Pejën, Gjakovën, dhe Ferizajn.
Objektivi kryesor i këtyre inspektimeve ka qenë vlerësimi i implementimit të masave të mbrojtjes nga zjarri duke u bazuar në Ligjin e Mbrojtjes nga Zjarri Nr 08-L-261 dhe Ligji për Fatkeqësi Natyrore dhe Fatkeqësi Tjera Nr 04-L-027.
Ky aktivitet është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Divizionit të Inspektimit për të siguruar ambientet publike të sigurta dhe të rregullta, duke kontribuar në një mjedis më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët.